Uzuni, debutim prej lojtari të La Ligës në “Bernabeu” ndaj Realit!

Në fushë ishte 81 minuta dhe “shijen” e kampionatit të madh e provoi në njërin nga stadiumet më legjendarë të botës. Myrto Uzuni e bindi në vetëm pak ditë tarjnerin e tij, Robert Moreno, i cili e hodhi si titullar në ndeshjen maksimalisht të vështirë ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi shqiptar, i impenjuar në një rol në krah disi më prapa dy sulmuesve, e tregoi veten se përse mbërriti deri në La Liga në moshën 26-vjeçare. Sidomos, 45-minutëshi i parë ishte shumë i mirë, me yllin kuqezi që luajti pa frikë duke vënë në vështirësi mbrojtësit madrilenë si Marselo, Militao apo Alaba. Në 36’, gjuajtja e tij në zonë u ndalua nga portieri Kurtua, dy minuta më pas ai ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa mund të kishte shënuar, ndërsa në 39’, goditi me kokë duke qenë pjesëmarrës i një aksioni që mund të kishte sjellë golin. Neva gjuajti keq, ndërsa Uzuni ishte i vetëm pranë portës. Pas pushimit, nuk pati shumë mundësi të tregonte veten sepse Reali rriti presionin duke siguruar edhe fitoren në 74’ me golin shumë të bukur të Marko Asensios. U zëvendësua në 81’, ndërsa ndeshja përfundoi 0-1. Një debutim vërtet prej trimash që tregon kurajën e Uzunit, dhe kjo pritet ta ndihmojë shumë në Spanjë.

Sfidanti.al