Nuk ishte një lojtar që ia doli, por një skuadër. Jo më kot favorit i Kupës së Afrikës në futboll ishte Senegali, që përpara nisjes së turneut e deri para finales, dhe parashikimet u respektuan, veçse pas një drame të madhe. Sfida ndaj Egjiptit shkoi në kohën shtesë dhe pastaj tek gjuajtjet e penalltive, që u fituan 4-2 nga senegalezët. Kjo ishte fitorja e tyre e parë në Kupën e Kombeve, ndërsa egjiptianët janë rekordmenë me 6, porse në Jaunde nuk ishte mbrëmja e tyre. “Faraonët” ishin të lodhur sepse po luanin ndeshjen e tretë radhazi me 120 minuta. Senegali pati epërsi dhe ishte ekipi më i mirë, por u ndalua nga portieri Gabaski. Ky i fundit priti penallti gjatë lojës ndaj Sadio Manesë që në minutën e 7-të, dhe ishte ndoshta më i miri në fushë. Edhe tek penalltitë, ai e priti një, por egjiptianët humbën dy. Kapiteni Sadio Mane nuk arriti dot ta gjuante penalltinë e tij, që duhej të kishte qenë e pesta, ndërsa Mane realizoi 11-metërshin e fundit që i dha trofeun Senegalit. Kështu, sulmuesi senegalez fitoi duelin me Salahun, një duel i gjithi liverpulas.
Sfidanti.al