Urtësia e Jurgen Klopit: Kundërshtari respektohet kur mbrohesh mirë!

Ishte pikërisht ajo gjë që i mungoi Pep Guardiolës dhe Mançester Sitit, që “morën kot” dhe nuk e kuptuan se Reali meritonte një sjellje shumë më tepër serioze, sidomos në avantazhin 3-1. Krejt e kundërta ndodhi me Liverpulin, dhe Jurgen Klopi e shpjegoi shumë qartë pas ndeshjes me Vijarrealin se përse bëhej fjalë. “Ne shënuam dy gola të jashtëzakonshëm, – tha trajneri gjerman, – ne donim të shënonim edhe të tretin, por që nga ai moment ishte e logjikshme që ne të kontrollonim ndeshjen. Në futboll është gjithnjë njësoj. Respektin ndaj kundërshtarit e tregon duke e mbrojtur mirë atë, duke u mbrojtur mirë prej tij. Këtë gjë ne e bëmë dhe mua më pëlqeu shumë. Ne fituam sepse djemtë ishin të vëmendshëm në ndeshje nga fillimi në fund. Është vetëm gjysma e punës, por është më mirë sesa në fillim. Gjithsesi, edhe po të kishim dalë 0-0 këtë herë, ne do të shkonim atje me besimin e njëjtë për të fituar dhe për t’u kualifikuar”.

Sfidanti.al