Disfata ndaj Bolonjës ishte e rëndë, krejt e pamendueshme, dhe që e uli shumë moralin zikaltër, edhe pse deri në fund të Serisë A gjithçka mund të ndodhë. Shtypi i shkruar italian nuk ia fali gafën Interit të trajnerit Simone Inzagi. “Interi ia fal titullin “Djallit”, – shkruan “La Gazeta delo Sporti”, – e pabesueshme, zikaltërit nokaut! 4 ndeshje para fundit, Milani është padron!”
“Interi e katranos plotësisht, – është komenti i “Il Korriere delo Sportit”, – e papritur e madhe në garën për titull. S’ka parakalim, Milani mbetet në krye!” “Provuam deri në fund që të fitonim, por duhej të shënonim golin e dytë, – tha tekniku, – Jemi të zhgënjyer. Hapin e gabuar mund ta bëjë kushdo, edhe pse nuk e kemi fatin tonë në dorë. Ka edhe 12 pikë në lojë dhe duhet të fitojmë 4 ndeshjet e mbetura”. Kuqezinjtë kryesojnë renditjen me 74 pikë në 34 ndeshje, Interi ka 72 po me 34 sfida të luajtura.
Sfidanti.al