Francezi është sot në një moshë të madhe, por vazhdon ta pëlqejë profesionin. Frank Riberi, 37 vjeç, do të vazhdojë të godasë topin në fushën e futbollit, ndonëse po të kishte mundësi fizike, do të kthehej me vrap tek Bajernit. “Mynihu dhe Bajerni janë si shtëpia ime e dytë, – thotë lojtari i sotëm i Fiorentinës, – më ka marrë malli për kaq shumë gjëra”. Jo pa arsye, përkundrazi, pasi Riberi luajti për 12 vjet me fanelën bavareze duke fituar gjithçka në Gjermani, në Europë dhe në Botë. Sesa e veçantë ishte lidhja e tij me klubin, e tregoi shefi ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, ndërsa foli për “Frans Futbollin” në Paris. “Uli Hënesi ishte si babai i tij i dytë, ndërsa unë isha si nëna e tij e dytë”, – ishin fjalët e legjendës së Bajernit.
Sfidanti.al