Ideja e cmendur e Marquez; deshiron te garoje qe ne Jerez

E bujshme! Marc Marquez deshiron te garoje qe ne kete fundjave serish ne Jerez. Kjo eshte ajo qe publikon media spanjolle ne lidhje me pilotin kampion te botes ne MotoGP i cili vetem te marten u operua ne krahun e djathte pas fraktures se pesuar ne garen e pare te boterorit qe u mbajt po ne pisten e Jerez.

Ideja e cmendur e Marquez eshte qe te dale nga spitali dhe te zbrese ne piste ne provat e lira te Cmimit te Madh te Andaluzise per te verifikuar gjendjen e tij dhe per te tentuar pjesemarrjen ne garen e se dieles. Honda nuk e ka miratuar nje ide te tille sepse po studion pro dhe kunder te kesaj ideje. Nese kjo ide do te realizohet, do te jete nje sipermarrje legjendare, por nese do te kete nje tjeter demtim atehere per Marquez do te kompromentohet i gjithe sezoni.

Sfidanti.al