Mund të ketë pasur intuitë të mirë trajneri Tomas Tuhel. Drejtuesi i Bluve të Londrës këmbënguli që Armando Broja të mos largohej, pavarësisht dyshimeve nëse do të mund të kishte minutazh në ekipin e tij këtë sezon. Gjithsesi, humbja 0-4 me Arsenalin tregoi se Çelsi ka nevojë për çdo lojtar, në sulm dhe në mbrojtje. Mediat angleze shkruajnë se londinezëve u duhet me patjetër një qendërsulmues i ri, dhe nuk e kanë fjalën për Brojën, por për dikë me shumë më tepër përvojë. Gjithsesi, shqiptari 20-vjeçar duket i rëndësishëm në organikën e këtij Çelsi, edhe pse aty janë Stërling, Haverc, Pulishiç apo Verner. “Ai na jep disa cilësi që nuk i kanë të tjerët”, – thotë Tuheli. Sesa e vështirë do të jetë që Broja të largohet nga “Stemford Brixhi” këtë vit duket nga fakti se Uest Hemi, klubi që e donte më shumë, do të marrë sulmuesin e Italisë dhe të Sasuolos, Skamaka për rreth 36 milionë paundë stërlina, pra diçka më pak sesa do të kishte shpenzuar për 20-vjeçarin kuqezi.
Sfidanti.al