Flasim për meshkuj, sepse për femra ishte skuadra amerikane që shtangu favoriten Xhamajkë. Në stafetën 4×100 metra për djem, kampione e botës në Juxhin (SHBA) doli skuadra e Kanadasë duke fituar me rezultatin më të mirë të vitit, 37”48. Braun, Blejk, Rodni dhe De Grase ishin triumfatorët, ndërsa amerikanët mbeten 7 të qindat e sekondës prapa, me Britaninë e Madhe në vendin e tretë. Në pistën e Universitetit të Oregonit, SHBA arriti gjithsesi një sukses të madh në këtë stafetë, veçse për femra. Në 4×100 metra, medaljen e artë e fitoi ekipi i përbërë nga Xheferson, Steiner, Prandini dhe Terri me kohën 41”14, më e mira për këtë vit, duke lënë prapa favoriten Xhamajkë që dha kohën 41”18. Në vendin e tretë me medalje bronzi, skuadra e Gjermanisë.
Sfidanti.al