Barça ia dha në SHBA paralajmërimin e parë Realit për këtë sezon

Robert Levandovski nuk shënoi, dhe Tibo Kurtua ishte sërisht i jashtëzakonshëm, por gjithsesi përshtypja e krijuar ishte që Reali do ta ketë shumë më të vështirë këtë sezon. Barcelona fitoi El Klasikon e parë, luajtur mëngjesin e sotëm në Las Vegas. Ajo që ndodhi në tokën amerikane ishte një dominim i “blaugranëve” që krijuan shumë më tepër raste, por që shënuan vetëm një gol, që ishte i shkëlqyer me anë të Rafinjës. Braziliani u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Trajneri Ksavi Hernandez duhet të ketë mbetur i kënaqur, edhe pse kërkon gjithashtu një qendërmbrojtës. Reali është kampion i Spanjës dhe i Europës në fuqi, dhe në këtë El Klasiko nuk e tregoi gjithë potencialin e tij, por gjithsesi duket se Barcelona i ka mundësitë këtë vit për “parakalimin”.

Sfidanti.al