Mesfushori pati një dëmtim që në ditët e para me Juventusin dhe frika e tifozëve ishte e madhe, po ashtu edhe e trajnerit Maks Alegri. Gjithsesi, Pol Pogba i siguron të gjithë se është mjaft mirë dhe se do të kthehet shumë shpejt. Për të mbajtur gjurin e djathtë në kontroll, ai punoi në palestër e pastaj në pishinë, ndërsa më pas hyri në fushë për të ndihmuar shokët në stërvitje. “Jam mirë”, – u tha ai tifozëve që ishin të pranishëm, ndërsa ecja e tij ishte krejt normale. Gjithsesi, Alegri mund ta lerë jashtë ndeshjes miqësore me Barcelonën për të bërë kujdes.
Sfidanti.al