UEFA trembet për Championsin, por 3 gushti ndoshta është shpejt!

Kritika për Belgjikën ishte e ashpër, pra që vendosi ta anulonte kampionatin për fare, veçse shqetësimi më imadh është për Ligën e Kampionëve dhe për ligat kryesore të Europës. Presidenti iUEFA-s, Aleksandër Çeferin, itrajtoi këto tema në një intervistë për televizionin gjerman, “ZDF”, duke theksuar se ka vendosur një afat-kufi për finalen e Championsit. “Nëse kompeticioni nuk përfundon deri në 3 gusht, mund të anulohet, – u shpreh slloveni, – ky është afati ynë për finalen. Por, ekziston edhe mundësia për të mos u luajtur fare, dhe kjo varet nga qeveritë e vendeve të ndryshme”.

Më saktë, kjo varet nga gjendja e koronavirusit, më shumë sesa nga qeveritë dhe nga autoritetet shëndetësore. Përsa ipërket formatit, mund të luhet në formë plej ofi apo çfarëdo lloj forme që do të ndihmojë për të përfunduar garat. A mund të luhet pa tifozë, a nuk do të ishte keq? “Më mirë kështu sesa pa luajtur fare”, – theksoi Çeferini, ndërsa për vendimin e Ligës së Futbollit në Belgjikë, ai deklaroi se “nuk duhet të ketë përfundime të njëanshme, por duhet të bashkëpunojmë”. Gjithsesi, për Championsin, vështirë të vihet një afat, dhe kreu i UEFA-s e di se mund të luhet edhe pas 3 gushtit, mjaft që kompeticioni të përfundojë siç duhet.

Sfidanti.al