Charles Leclerc po e kalon periudhën e izolimit nga coronavirusi në shtëpinë e tij në Principatën e Monacos dhe është në pritje të kthimit në pistë me Ferrarin. Piloti I Kokëkuqes orët e fundit I është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në rrjetin social Tëitter teksa tregoi se cili është idhulli I tij.
‘Idhulli im te Ferrari, psadyshim është Schumacher-tregon Leclerc-e ndiqja gjithnjë kur isha fëmije dhe ishte shumë impresionues, edhe pse do të më pëlqente të garojë me Sennën. Tani jam te Ferrari prej më shumë se 1 viti, por ende e kam të vështirë ta besoj se jam te kjo skuadër me të vërtetë. Sa herë që vesh tutën e kuqe, ndjej emocion’
Leclerc foli edhe për fitoren e tij në Monza me Ferrarin.
‘Isha I tendosur, kishte shumë presion-tha Leclerc-pas kisha Bottas dhe Hamilton, por unë dhe Ferrarin kishim të gjithë Italinë që na dha zemër’
Sfidanti.al