Federata Belge e Futbollit: besojmë se do të arrijmë akordin me UEFA

Federata Belge do t’I paraqesë Komitetit Ekzekutiv të UEFA rekomandimin e Këshillit Administrativ të Ligës për mbylljen përpara kohe të kampionatit për shkak të emergjencës së coronavirusit me synim gjetjen e një zgjidhjeje të përbashktët, lajm që u konfirmua nga vetë Federata Belge e Futbollit.

UEFA dy ditë më parë kërcënoi se do të përjashtonte nga kompeticionet evropiane klubet e Ligave që vendosin të mbyllin kampionatet përpara kohe dhe në qendër të vëmendjes ishte pikërisht Liga Belge, e vetma që e mori një vendim të tillë. Në 15 prill është parazhikuar të mbahet Asambleja e Klubeve të futbollit në Begjikë për të ratifikuar vendimin për të ndërprerë përfundimisht kampionatet , vendim që duket se ka mbështetjen e shumicës.

Ndërkaq ditën e premte u shënuan kontaktet e para mes presidentit të UEFA,Ceferin dhe atij te Federatës Belge, Mehdi Bayat të coilët vendosën të zhvillojnë një takim javën e ardhshme për të shpëtuar vendet e destinuara për klubet belge për pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet e UEFA në sezonin 2020/21.

Sfidanti.al