Totenhemi ende mund të shpresojë tek titulli kampion, dhe Arsenali ka shpresa jo edhe aq të pakta për t’u kualifikuar përsëri për në Champions sezonin e ardhshëm. Bashkë me dy skuadra londineze, fitore këtë të mërkurë arriti edhe Midëllsbrou, që synon të mos bjerë nga kategoria. Ishin të tria fitore të njëjta, me nga një gol, pra me rezultate minimale.
Totenhemit iu desh të djersinte shumë në fushën e Kristal Palasit, por ia doli të shënonte në minutën e 78-të me anë të Kristian Eriksenit. Suksesi e bëri të ngjitej në 74 pikë, 4 më pak se Çelsi i vendit të parë, kur duhen edhe 5 ndeshje deri në përfundim të Premier Ligës. Arsenali vuajti edhe më shumë, pasi maksimumi u arrit vetëm pas autogolit të Robert Huthit në minutën e 86-të. Fitore e rëndësishme për të besuarit e Arsen Vengerit, ndaj Leisterit, pasi matematikisht mund të luftohet me Liverpulin, Mançester Sitin dhe Mançester Junajtidin për në Champions.
Sfidanti.al