Nuk mund të ketë skuadër me sjellje më të skajshme sesa Monako e këtij sezoni. “Hirushja” e Championsit e trajnerit Leonardo Zhardim, pësoi katastrofën e dytë krejt të papritur, në kompeticionet franceze, duke u eleminuar nga Kupa e Francës prej Paris SG. Jo vetëm u eleminua dhe humbi ndeshjen, por edhe u turpërua, diçka që nuk pritej aspak nga një ekip që ka eleminuar në Europë, Mançester Sitin dhe Dortmundin.
Kryeqytetasit shënuan 5 gola dhe nuk pësuan asnjë, duke rikujtuar shkatërrimin me 4 gola që i bënë Monakos në Kupën e Ligës. PSG do të luajë pra finalen e Kupës së Francës, ndërsa Monako do të përqëndrohet tek Liga e Kampionëve, por edhe te kampionati. Në “Park dë Prens” shënuan Draksler në 26’, Kavani në 31’, Mbaje (autogol) në 50’, Matyidi në 52’, dhe Markinjos në minutën e fundit.
Sfidanti.al