Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Vladimir Kliçko thotë se nuk ka asnjë dilemë lidhur me gjendjen fizike dhe motivimin e tij para duelit me boskerin britanik entoni Xhoshua për titullin e kampionit të botës. Kliçko ka qenë i pamposhtur gjatë 11 viteve, para se të humbiste nga Tajson Fjuri, më 2015, ndërkohë që ka shënuar 64 fitore e katër humbje dhe që, të shtunën e ardhshme, do të përpiqet që t’i kthejë vetes kurrorën e kampionit të botës në “Uembli” para më shumë se 90 000 shikuesve. “Për mua, kjo ndeshje është një kënaqësi e madhe. Entoni Xhoshua është një boksier i madh, por edhe unë, gjithnjë, kam bërë pjesë në elitën e boksierëve. Ndeshja e ardhshme do të jetë një sfidë e re për mua”, deklaroi Kliçko.
Sfidanti.al