Tmerr nga Kovidi në Japoni, Lojrat Olimpike zhvillohen pa tifozë!

Ky është vendimi i qeverisë dhe me efekt të menjëhershëm, ndërsa është e pamundur të përballohet “zemërimi i Natyrës”. Lojrat Olimpike do të jenë pa spektatorë në stadiume, arena dhe në çdo kompleks sportiv pasi Japonia u godit nga një valë e re e epidemisë së koronavirusit. Qeveria në Tokio shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa 920 raste të reja u raportuan në kryeqytet, numri më i madh që nga maji. Të enjten do të ketë një tjetër takim për të diskutuar për tifozët, por autoritetet janë shumë të ndjeshme nga qendrimi i opinionit publik. Qytetarët japonezë, sipas sondazheve, nuk donin fare që Olimpiada të mbahej në Tokio, ndaj duket se vështirë që të ketë tolerime për tifozët. Lojrat Olimpike nisin në 23 korrik dhe përfundojnë në 9 gusht.

Sfidanti.al