Nuk qendroi gjatë pa punë, ndërsa për t’i bërë reklamë vetes është i vetmi. Zhoze Murinjo nuk vonoi të punonte për imazhin, ndërsa vendosi një kamera në rrugën drejt qendrës stërvitore të Romës, duke kaluar aty me një motor Vespa. Nuk ishte diçka e rastësishme sepse që kur u lajmërua se ai do të ishte trajner i verdhekuqve, tifozët nisën të pikturojnë murale në qytet me portugezin duke ngarë një Vespa, motorin tradicional italian. Murinjo “ua mbajti ison” dhe besohet se po punon që të ketë një vlerësim dhe afinitet sa më të lartë nga tifozët, gjë që mund ta ndihmojë në punën me skuadrën. Gjithsesi, për të arritur suksese me një ekip si Roma duhet shumë më tepër sesa një xhiro me Vespa.
Sfidanti.al