Tjetër gol, Uzuni ka 16 rrjeta e 7 asistë në vetëm 23 ndeshje!

Në kampionat nuk ka shënuar më shumë se 3, por gjithsesi sezonin e ka të shkëlqyer. Myrto Uzuni e realizoi edhe golin e tretë në këtë sezon të Superligës së Hungarisë ku ka edhe 2 asistë në 10 ndeshje. Futbollisti kuqezi ishte vendimtar në suksesin 2-0 në fushën e Gjairmotit (Gyirmot). Sulmuesi shqiptar kaloi në epërsi Ferencvaroshin në 47’, pra me të filluar pjesa e dytë, duke e bërë më të lehtë fitoren që u vulos nga Tokmak Nguen në 85’. Ferencvaroshi u kthye aty ku e ka pasur vendin këta vjet, në krye të renditjes së kampionatit hungarez me 22 pikë në 10 ndeshje, dy më shumë se Kishvarda, duke pasur edhe golaverazhin më të mirë se të gjithë rivalët. Uzuni ka edhe 1 gol në 3 ndeshje në Ligën e Europës, 4 gola e 4 asistë në 8 ndeshje në Champions, si dhe 8 gola e 1 asist në 2 ndeshje në Kupën e Hungarisë

Sfidanti.al