Kampionit të sotëm ia kanë vendosur emrin për nder të kampionit të dikurshëm, dhe ky i fundit e nxit që të mos heqë dorë. Tajson Fjuri është numri 1 i peshave të rënda të boksit profesionist, dhe Majk Tajsoni, kampioni i dikurshëm i unifikuar, thotë se kjo lavdi duhet të vazhdojë. “Unë them se ai duhet të fitojë sërish, – tha “Majku i Hekurt”, – ai është numri 1, ai është kampioni që mundi një kampion. Ai është njeriu i epokës. Këdo që të pyesësh, me përjashtim të Usikut, do të të thonë se Tajson Fjuri është kampioni i botës, madje edhe Usiku do të thotë kështu. Ai fitoi një ndeshje të madhe”.
Sfidanti.al