“Duhet të na vijë turp që kemi kaq pikë në renditje”. “Nëse nuk luftojmë, nëse nuk vrapojmë dhe nëse nuk fitojmë duelet, nuk mund të fitojmë”, “duhet të jemi realistë, të luftojmë si ekip i mesit të tabelës”. Këto ishin disa nga thirrjet publike që Masimiliano Alegri i bëri lojtarëve të tij të Juventusit pas humbjes 1-2 në fushën e Veronës. “Zonja e Vjetër”, që tani duket më e vjetër se kurrë, ka vetëm 15 pikë duke qenë shumë larg vendeve të para e duke rrezikuar edhe Championsin, ndërsa nuk dihet nëse thirrjet publike të Alegrit do të ndikojnë tek lojtarët e tij. Siç thotë trajneri, “cilësia është këtu”, por duket se mundon dëshira. Përse vallë? Ish-mbrojtësi i Milanit, Kostakurta thotë se “e pamundur që Sarri, Pirlo e Alegri të jenë të dështuar, faji është i lojtarëve”. Gjithsesi, për lojtarët fajtor është klubi dhe trajnerët që i kanë zgjedhur.
Sfidanti.al