Mbapeja ka një kusht për PSG-në dhe Realin: Dua Olimpiadën!

Dikur ka qenë një djalosh 13-vjeçar dhe ka ndjekur Lojrat në Londër 2012. Kilian Mbape që në atë kohë u mahnit nga kampionët e mëdhenj si Usain Bolt, Lebron Xhejms apo Kobi Brajant që fituan medaljet e arta duke dhënë spektakël. Sot, ai fëmijë ende jo adoleshent është djalë i rritur, por ëndrra mbetet madje e ka kusht në vazhdimin e karrierës. Sipas mediave franceze dhe spanjolle, Mbape i ka vendosur kusht klubeve që e duan, Paris SG dhe Realit të Madridit, që të kenë një klauzolë në kontratë ku ai të mos pengohet për të shkuar në Lojrat Olimpike në Paris në 2024. Nuk dihet nëse kjo i jep ndonjë avantazh ndonjërit prej pretendentëve, sepse ata do ta pranonin një gjë të tillë, ndonëse fillimisht PSG-ja nuk donte.

Sfidanti.al