Skënderbeu i dënuar dy herë: 10 vite nga jashtë,” i përjetshëm” nga brënda!

Dy herë i dënuar Skënderbeu i Korçës: një herë nga jashtë, nga UEFA, një ndëshkim sa një jetë ne harkun e një dekade..10 vite , dhe nga brënda, nga të pashpirtët që komandojnë , ata që njihen me nofkën cinike “çunat e sistemit”. Ata që akoma nuk paskan mbaruar duke eksperimentuar në kurriz të tyre. Kanë kaluar 6 javë dhe Skënderbeu është zhytur poshtë, aq thellë në zgafellin e klasifikimit, pa e kuptuar qartë se deri ku është merita e tyre për këtë krizë dhe deri ku shkon tradhëtia që vjen nga lart…
Jemi ekip që i shikojmë gabimet tek vetja – thotë futbollisti Zguro, duke i bërë një nisje të butë , gati diplomatike, deklaratës pas ndeshjes me Laçin- por më pas.. e flak maskën që futbolli ynë ka vite që ua ka ngjeshur në fytyrë futbollistëve. “ Mos e bëni baltë! Na lini të luajmë futboll se në 6 javë, u bënë 4 javë që na keni dënuar..”

Për kë bien këto kambana alarmi të Zguros? Sigurisht për arbitrat, për të dërguarit e “djallit” në fushë, për ata që vetem pak vite më parë, i shfaqeshin Skënderbeut si ëngjëj mbrojtës në rast rreziku.. Zguro ka të drejtë kur thotë boll se e bëtë baltë, por kujt ia kërkon? Arbitrat janë veçse punëtorët me mëditje në fushën e topit , ata që e kanë mësuar përmendsh gatimin e baltës , veçse për llojin e baltës porosia vjen nga lart !

Sfidanti.al