Nga këto, 12 milionë i merr vetëm njeriu që sapo bëri gati valixhet dhe u përzu. Ronald Kuman vërtet mbeti pa post, por jo pa paratë e tij, pasi sipas kontratës Barcelona do të duhet t’i paguajë atë që i detyrohet, sepse trajneri u shkarkua dhe nuk dha dorëheqjen. Këtë e bëjnë të gjithë, kur duan që të marrin paratë. Nga ana tjetër, Ksavi vërtet nuk do ta ngarkojë shumë klubin katalanas, që ka borxhe mbi 1 miliardë euro, por padyshim që do ta ketë një rrogë të paktën dinjitoze sa për fillim. Nga ana tjetër, Al Sadit ndoshta i duhen paguar 1 milionë euro që ta lejojë Ksavin që të largohet pa vonesë, në mënyrë që trajneri të jetë në stol në ndeshjen tepër të rëndësishme të Championsit në Ukrainë ndaj Dinamos së Kievit ku vendoset jo pak fati i kualifikimit.
Sfidanti.al