Zhorzhinjo: Për Topin e Artë do votoja për veten time!

Natyrisht e thotë me shaka, ndonëse kujt nuk i pëlqen të zgjedhë veten dhe të fitojë trofe. Zhorzhinjo, ylli i Italisë dhe i Çelsit, shpreson shumë të triumfojë në garën për Topin e Artë, ndërsa shaka e tij është se “nëse do të kisha mundësi ta bëja, do të votoja veten”. Për çmimin e “Frans Futbollit” për lojtarin më të mirë që luan në Europë, kanë të drejtë vote gazetarët, kapitenët e trajnerët e ekipeve kombëtare, dhe tek Italia kapiten është dikush tjetër. Gjithsesi, përtej shakasë Zhorzhinjo ka një lojtar të preferuar dhe ky nuk është i Çelsit. “Unë do të votoja Kevin De Brujnin përpara Mesit, Levandovskit dhe Salahut”, – thotë mesfushori.

Sfidanti.al