Aron Ramsdej, Arsenali ka gjetur portierin e madh të së ardhmes!

Bëri 8 pritje, mbajti portën të paprekur, ndërsa njëra prej ndërhyrjeve ishte e jashtëzakonshmë. Aron Ramsdejl është portieri i momentit në Angli, dhe njëri nga më të mirët në Europë, ndërsa Arsenali është tepër i lumtur. Skuadra londineze arriti një fitore të rëndësishme në fushën e një rivali direkt për Europën dhe për Championsin, Leisterit, duke u afruar në renditje me pozicionet e larta. Ramsdejl bëri një pritje të dyfishtë ndaj Xhejms Medisonit, që ish-portieri i madh i Danimarkës, Peter Shmajkel, e cilësoi si pritjen më të madhe të shumë viteve të fundit. Magaljaesh dhe Smith-Roui shënuan për ekipin e trajnerit Mikel Arteta që ka tani 17 pikë.

Sfidanti.al