Titulli perfekt i Barcelonës së femrave pas fitores 5-0 me Realin!

Në Spanjë ekziston një kampionat që po dominohet nga Madridi, dhe një tjetër që tashmë ka marrë fund dhe trofeu ka shkuar në Katalonjë. Nëse për djemtë, Reali i Ançelotit dhe Benzemasë dominon si sovran, për femra është Barcelona që fitoi titullin e radhës. Vajzat “blaugrana” u kurorëzuan që tani në mars, shumë kohë para përfundimit të La Ligës, dhe triumfi i madh u arrit në mënyrën më të përsosur të mundshme. Kjo, me suksesin ndaj Realit, madje me shifrat 5-0! Ky ishte titulli i 3-të radhazi për vajzat katalanase, dhe i 7-ti në histori. Në stadiumin “Johan Krujf” në qendrën stërvitore ishin 5 430 tifozë që brohoritën për Barçën, dhe lojtarja më e mirë e botës, Aleksia Putejas, ishte më e mira në fushë duke shënuar 2 gola që në pjesën e parë.

Sfidanti.al