Përse fundi i sezonit i bën me “krahë” ekipet që rrezikojnë kategorinë?!

Vërtet është diçka për t’u habitur, dhe mund të jetë një rast për t’u studiuar nga “astrologjia”. Çfarë lloj “kombinimi i yjeve” është ai që ndikon që pikërisht kur afrohet fundi i sezonit, ato ekipe që kanë qenë më keq gjatë gjithë kohës, papritur të luajnë sikur të jenë pretendentë për titull? Kur shikon Kastriotin që mund radhazi, Teutën, Tiranën e sërish Teutën, kur sheh sesi Skënderbeu merr pikë në Laç, mendon se me të vërtetë duhet të ketë ndonjë “bar magjik” që drejtuesit e klubeve ua japin lojtarëve të tyre. Këtë lloj magjie papritur nuk e siguron dot Dinamo, e cila nuk mundi të bëhej si Red Bulli, “me flatra”, pasi u mund nga Kukësi. Në këtë kombinim rezultatesh, blutë e kryeqytetit duken sikur janë braktisur edhe nga “yjet në galaktikë”, dhe ndihen të rrezikuar edhe pse është 5 pikë larg Skënderbeut të vendit të fundit dhe vetëm 2 pikë larg vendit të katërt nga fundi që ta siguron mbijetesën.

Sfidanti.al