Tipike argjentinase në Kupë, ndeshje pa tifozë, por me 100 policë!

Natyrisht, nuk është mirë të paragjykohet dhe të bëhen shaka të tepruara, por gjithsesi, nuk mund të rrish pa theksuar atë që ndodh në futbollin argjentinas. Një ndeshjes e Kupës së Argjentinës, mes Njuell’s Old Bojsit (Neëell’s Old Boys) dhe Rozario Sentralit do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit të fushës. Pavarësisht kësaj, sfida që do të luhet në stadiumin e skuadrës së Arsenalit të Sarandit, do të sigurohet nga 100 forca policore.

“Donim ta luanim ndeshjen diku tjetër, – shprehet njëri nga organizatorët, – ndoshta në Rozario, në Santa Fe apo në Rafaela, por nuk qe e mundur, ndaj vendosëm ta luanim në Buenos Aires”.

Sfidanti.al