Ndaj Kardifit, Jurgen Klop pati një lloj shqetësimi. Liverpuli i tij do të luante me disa dëmtime, por edhe me lodhjen e Championsit, ndërsa duhej patjetër fitorja në Premier Ligë. Mesfushorët Xhordan Henderson dhe Nabi Keita ishin të lënduar, ndërsa trajneri gjerman vendosi të linte pushim mbrojtësit e tij Andre Robinson dhe Xho Gomez, pas lodhjes ndaj Crvena Zvezdës. Po ashtu, Xherdan Shaqiri u la si zëvendësues, pasi luajti titullar kundër serbëve.
Kjo, gjithsesi, nuk prishi asnjë punë. Adam Lalana luajti shumë mirë si titullar, ndërsa u kthye nga dëmtimi. Xherdan Shaqiri hyri në pjesën e dytë dhe menjëherë ndikoi në ndeshje, duke shënuar një gol e duke krijuar një tjetër, aq sa epërsia e Liverpulit shkoi nga 1-0 në 4-1. Lajmi tjetër i mirë ishte që Mohamed Salah vazhdoi me golat, ndërsa Sadio Mane shtoi dy rrjeta.
“Kemi nevojë për 14 lojtarë në çdo ndeshje, – shprehet Klop, – por, është me shumë rëndësi që të kemi cilësi të madhe në stol, pavarësisht se kush është titullar, dhe pavarësisht dëmtimeve”. Liverpuli ka 26 pikë, me golaverazhin 20-7, ndërsa ndodhet në majë të tabelës, dhe është pretendent i madh për titull.
Sfidanti.al