Tifozët gjermanë në Bruksel: Merrni 100 euro, ju të pangopur

Gjermanët nuk është se njihen për dorëlëshuar në kontinent, sidomos shvabët e Shtutgartit, por edhe bavarezët e Mynihut, por duket se paska të tjerë që ua kalonin. Të paktën tifozët e Bajernit mendojnë se belgët e Anderlehtit qenkan të padurueshëm me “grykësinë” e tyre për para.

Tifozët u revoltuan nga çmimi i biletave për udhëtuesit, që arrinte në 100 euro për çdo copë. Kaq ishte vlerësimi i drejtuesve të Anderlehtit, që shfrytëzuan rastin që po luanin me Bajernin për të bërë një dorë të mirë parash. Tifozët mynihas jo vetëm që nxorrën parullën “A u kënaq më në fund grykësia juaj” (u kujdesën të ishte në anglisht që ta merrte vesh gjithë bota), por edhe hodhën kartmonedha false në fushën e stadiumit “Konstant Van der Stok”.

Sfidanti.al