Të Kaltrit fituan 3-1 në “Arenën Air Albania” me Shqipërinë duke konfirmuar disa lojtarë të rinj si Grifo apo edhe Pafundi, veçse publiku në Apenine nuk është i kënaqur. Ekipi i tyre luajti ndaj Shqipërisë, ndërsa ajka e rruzullit është mbledhur në Katar për Kupën e Botës.
“Dy gola në pak minuta, aq sa nuk shënuam dot në dy ndeshjet vendimtare”, ishin talljet e një tifozeje. E njëjta tifoze vazhdon talljen me fotomontazh sipas të cilit Italia pëlqen më shumë të luajë miqësore sesa të shkojë në Botëror. “Ndaj Maqedonisë shpërdoruam një gol më të pastër sesa ky që Grifo shënoi ndaj Shqipërisë”, ishte mërzitja e një tifozi tjetër.
“Të çmendur të kaltrit tanë, më shumë të sinkronizuar në stol sesa në fushë”, – shkruan një italian në rrjetet sociale. Tifozët e Milanit ishin të shqetësuar për dëmtimin e Tonalit: Po përse na ndodh gjithmonë vetëm neve! Gjithsesi, lajmet nga Italia janë që Tonali nuk ka ndonjë problem, ndonëse nuk do të luajë në miqësoren e së shtunës ndaj Austrisë në Vjenë.
Sfidanti.al