Keiroz pyetet nga gazetari anglez për protestat në Iran, përgjigja: Shikoni ç’ndodh me emigracionin tek ju!

Nëse trajneri portugez do të duhej të kishte dhënë një përgjigje të qartë për çështjen, ai normalisht duhej të kishte dhënë dorëheqjen. i pyetur për protestat në Iran për të drejtat e grave, Karlos Keirozi padyshim që e kishte një mendim dhe si europian natyrshëm që është dakord me to, por duke qenë trajneri i kombëtares së Iranit në futboll, ai ka detyrë të drejtojë ekipin në Kupën e Botës. Ndaj, kjo përgjigje mund të presë. “Unë nuk kam asnjë mendim”, – tha Keirozi i pyetur nga një gazetar anglez, por gjithsesi nuk e përmbajti veten pa ia kthyer me fjalët “shikoni se çfarë  ndodh me imigrantët në vendin tuaj”. Portugezi i referohet sjelljes së autoriteteve britanike me emigrantët duke i luftuar ata, po ashtu duke i etiketuar, e duke qenë gati të shkelin ligjet ndërkombëtare për të mos i lejuar në breg.

Sfidanti.al