Kur vjen puna tek financat, klubi gjerman nuk mundet të konkurrojë dot, ndonëse kjo nuk e ka penguar që të fitojë trofe në Bundesligë dhe në Europë. Bajerni është “hedhur me kokë” për të siguruar shërbimet e Rafael Leaos së Milanit, veçse konkurrenca për sulmuesin e ri portugez do të jetë e fortë. Mediat në Itali shkruajnë se Reali i Madridit paska bërë një ofertë për kuqezinjtë, prej 80 milionë eurosh. Nuk dihet sesa mund të ofrojë Bajerni, veçse Milani kërkon 100 milionë euro vetëm për të nisur bisedimet, ndërsa kartoni i Leaos është diskutuar në 150 milionë euro. Përveç gjermanëve dhe spanjollëve, në garë janë edhe Çelsi, PSG apo Siti, ndërsa pika e dobët e Milanit është që kontrata e 23-vjeçarit përfundon në 2024. Drejtori sportiv Maldini pohon se “donim që të arrinim rinovimin përpara Botërorit, por nuk ia dolëm”.
Sfidanti.al