Tifozët e Gallatasarajit: Ju e quani xhehnem, por për ne është xheneti

Tifozët e Gallatasarajit dhanë një mesazh të fuqishëm të mbështetjes së tyre për skuadrën, në prag të derbit në Superligën turke ndaj Fenerbahçes. Klubi i Stambollit europian vendosi të hapte dyert e stadiumit në stërvitjen e radhës së skuadrës, dhe përgjigja e tifozëve ishte madhështore. Ata ndezën flakë impiantin me flakadanë të panumërt dhe kënduan me zë të lartë, aq sa nuk dëgjohej asgjë tjetër përveç tyre.

“Ju e quani këtë xhehnem, – u shprehën ata duke iu përgjigjur kritikave, – por, për ne, ky është xheneti”. Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë se “xheneti” është parajsa dhe “xhehnemi” është ferri. Ndeshja e fundjavës cilësohet si “Derbi Ndërkontinental”, pasi Gallatasaraji e ka selinë në Stambollin europian, ndërsa Fenerbahçe ndodhet në pjesën aziatike të qytetit me 17 milionë banorë.

Sfidanti.al