Levandovski dhe Reali, “martesa” e radhës 100-milionëshe!

Nëse lexon mediat, të dyja palët janë marrë vesh. Robert Levandovski dhe Reali kanë biseduar, besohet sipas të gjitha rregullave, dhe kanë rënë dakord që të jenë së bashku duke nisur nga vera e ardhshme. Bajerni i Mynihut, me shumë mundësi, do ta hapë portën për sulmuesin e vet më të mirë, por padyshim do të gjejë një zëvendësues të denjë.

Nuk dihet sesa mund të shkojë kartoni i polakut, por padyshim mbi 100 milionë euro, përderisa Dembele kushtoi 120 milionë për Barcelonën dhe Mbape 180 milionë për Paris SG. i vetmi faktor që ia ul vlerën është mosha, pasi në verë ai do të jetë 30 vjeç.

Levandovski është një superklas i sulmit, dhe me Bajernin ka 100 gola në Bundesligë në 120 ndeshje, si dhe 142 gola gjithsej në 183 takime. Polaku është ndër të paktët  lojtarë në qarkullim që ka arritur në gati 400 gola në karrierë për klubet dhe kombëtaren.

Sfidanti.al