Tifoz i vrarë, fëmijë i verbuar, fëmijë të humbur! Për çfarë luhet futbolli në Argjentinë!

E qartë që kaosi vjen nga babëzia për të fituar, sidomos në një vend të varfër. Një tjetër tragjedi në futbollin e Argjentinës shkaktoi një tifoz të vrarë, një fëmijë të verbuar, shumë të lënduar dhe mjaft fëmijë të humbur, në shkëputur nga rrëmuja prej duarve të prindërve. Ishte ndeshja Gimnasia-Boka dhe për shkak të trazirave policia veproi ashpër, me gaz lotsjellës dhe plumba plastikë, madje duke i qëlluar edhe një kameramani televiziv. Sipas mediave, gjithçka ndodhi sepse ishin shitur më shumë bileta sesa kishte vende stadiumi. E pra, makutëria për të bërë disa pesos më shumë sjell një tragjedi të tillë! Kush do të mbajë përgjegjësi? Do të hyjë ndonjëri në burg? Në fund të fundit, për çfarë luhet futbolli?

Sfidanti.al