Batuta e Skariolos: Në NBA ka çati prej qelqi për trajnerët nga Europa

Ka fituar 4 herë titullin europian me Spanjën dhe një herë Kampionatin Botëror, ndërsa ka luajtur me dinjitet të madh në dy finale olimpike ndaj superfuqisë së SHBA-së. Serxho Skariolo, është një trajner italian, por i “spanjollizuar” pasi prej shumë vitesh drejton kombëtaren e “Furive të Kuqe” në basketboll për meshkuj. Pasi fitoi titullin e katërt europian me finalen ndaj Spanjës në Berlin, Skariolo dha një intervistë për median spanjolle, “El Largero” (El Larguero), ku gjysmë me shaka, por më shumë seriozisht kritikoi paragjykimet që kanë në SHBA për trajnerët europianë të basketbollit. “Në NBA ka një çati qelqi për trajnerët nga Europa, – tha ai, – duhet të kesh shumë vite atje që të të shikojnë si njërin prej tyre. Derisa të humbasësh theksin joamerikan”.

Sfidanti.al