Halandi e shton vetë “tagjinë” e tij, golat i japin 1 milionë euro në javë!

Me paundë stërlina janë rreth 850 000 e më shumë për 7 ditë, siç llogaritet rroga në Britaninë e Madhe. Në të vërtetë, paga bazë e Erling Halandit është shumë më e vogël se kaq, ndonëse është tepër e madhe, por sulmuesi norvegjez ka klauzola sipas të cilave duhet ta shtojë vetë “tagjinë” e tij. Gjigandi 22-vjeçar po e bën një gjë të tillë më së miri, duke shënuar 3 tregolësha radhazi e duke pasur 19 rrjeta në sezoni që tani kur jemi në fillim të tetorit. Sipas këtyre klauzolave ai po fiton mbi 1 milionë euro në javë (afërsisht 900 000 paundë stërlina), dhe nëse vazhdon me këto ritme gjatë një sezoni mund të fitojë mbi 50 milionë euro, saktësisht 52 milionë.

Sfidanti.al