Mesi vendos rekordin e ri në Champions, i shënon 40 ekipeve

Me rrjetën ndaj Benfikës, argjentinasi la pas edhe një herë rivalët e tij. Lionel Mesi tashmë i ka shënuar gol në Champions plot 40 ekipeve kundërshtare, diçka që nuk e ka bërë as Kristiano Ronaldo, as Robert Levandovski dhe as Karim Benzema. Goli ishte i shkëlqyer, pas topit të marrë nga Nejmar dhe ishte i 12-ti jashtë zone në këtë konkurrim. Asnjë lojtar këtë dekadë nuk ka shënuar më shumë gola jashtë zone sesa Mesi.

Sfidanti.al