Realit ndoshta i vlen fanela më shumë se 100 milionë eurot për Belinghamin!

Në garë për talentin anglez janë edhe të tjerë, besohet Liverpuli e ndoshta Mançester Siti, por konkurrent i fortë është Reali. Xhud Belingham me gjasë po luan sezonin e fundit tek Dortmundi, ashtu siç ndodhi me vjet me Erling Halandin, dhe lufta për shërbimet e tij ka kohë që ka nisur. Një hap i radhës në këtë drejtim është oferta prej 100 milionë eurosh që Reali po përgatit, sipas të përditshmes “Marka”. Në të vërtetë, përtej fondeve të mëdha dhe rrogës së madhe, Madridit ofron edhe diçka tjetër dhe pikërisht fanelën e tij që ka fituar 13 herë Championsin.

Sfidanti.al