Nuk dihet nëse shokët e skuadrës mund të jenë ndjerë të lumtur për të, por ajo që bëri ishte fisnike. Kapiteni i Gallatasarajit U14, Beknaz Almazbekov, humbi me dashje një 11-metërsh, pasi gjykoi se ai ishte akorduar pa të drejtë. Ishte vetë kapiteni që fitoi penalltinë, nëse mund të thuhet kështu, pasi u rrëzua në zonë pa pasur prekje nga mbrojtësi kundërshtar.
Ai shkoi tek arbitri dhe kërkoi që të mos e jepte penalltinë, duke pohuar se thjesht kishte humbur ekuilibrin, dhe nuk ishte rrëzuar nga mbrojtësi, por kjo nuk ndodhi. Atëherë, djaloshi 13-vjeçar nga Kirgizstani, e dërgoi topin tepër larg portës. Në momentin që Beknazi u bë gati për të ekzekutuar 11-metërshin, skuadra e tij udhëhiqte 1-0 ndaj Istanbulsporit U14, por kjo nuk e pengoi në veprimin e tij. Lojtarët kundërshtarë erdhën dhe e përqafuan kapitenin e Gallatës për veprimin fisnik.
Sfidanti.al