Spanjollët pas Maltës: Trajner, jemi deri në vdekje me ty!

Qenka e thënë për Spanjën të mos shpëtojë nga tensionet. Nuk mjaftoi tronditja me trajnerin Hulen Lopetegi që u shkarkua ndërsa ekipi ndodhej në Kupën e Botës në Rusi, por tani ka dalë një çështje e re, ndonëse krejt e ndryshme. Trajneri Luis Enrike lajmëroi Federatën Spanjolle se nuk do të mund të ishte në stol për ndeshjen në Maltë të eleminatoreve të Europianit, për shkak të një problemi urgjent familjar.

Nuk dihet nëse trajneri informoi presidentin Rubiales për hallin e tij të madh, por vetë Federata nuk dha asnjë informacion të hollësishëm, madje as për lojtarët. Atyre, thjesht iu tha se trajneri nuk do të ishte sepse kishte një shqetësim të rëndësishëm. Kjo bëri që ndeshja të ishte tepër e vështirë, pasi u luajt në tension të madh.

Alvaro Morata shënoi dy golat e fitores, por ashtu si ndaj Norvegjisë, Spanja nuk shfrytëzoi rastet e shumta për të shënuar më shumë gola. Futbollistët ia dedikuan fitoren trajnerit të tyre, dhe qendrimin e ekipit e shprehu kapiteni Sergio Ramos, madje që përpara ndeshjes.

“Mister, u shqetësuar shumë nga lajmi, që morëm, – shkruajti ai në Tuiter, – shpresojmë që gjithçka të përfundojë sa më mirë. Duhet ta dish se skuadra është deri në vdekje me ty dhe se do të bëjmë më shumë se maksimumin për të fituar. Do të fitojmë edhe për ty”.

Sfidanti.al