Jo thjesht presidenti Al Helaifi, por edhe pronari i madh i Paris SG nuk ka ndërmend as të diskutojë largimin e Kilian Mbapesë nga klubi francez. Mediat franceze dhe ato spanjolle informojnë se Emiri Tamim bin Halifa Al-Thani nuk e mendon aspak se mund të pranohet mundësia e humbjes së sulmuesit të Francës. “Mbape nuk ikën nga PSG për asnjë shumë financiare në botë, – besohet se ka thënë Emiri nga Katari, – nuk do të dëgjojmë asnjë ofetrë kur vjen puna për këtë lojtar”.
Mbape është “guri i themelit” për projektin ambicioz të sheikëve, të cilët nuk janë shkurajuar aspak nga eleminimet radhazi nga Championsi, shkaktuar nga Mançester Siti, dy herë Barcelona, Reali apo Mançester Junajtidi. Bashkë me Nejmarin, kampioni i botës cilësohet si garancia më e madhe që klubi parizien ta kalojë më në fund periudhën e vështirë dhe të jetë fitues në Ligën e Kampionëve. “Frans Futbolli” shkroi më herët se Reali i Madridit do të realizonte një operacion prej 280 milionë eurosh për të marrë Mbapenë.
Sfidanti.al