MotoGP, Dukati gëzon sërish, konfirmohet fitorja e Doviciozos në Katar.

Dukati fiton ‘betejën’ me 4 skuadra të MotoGP. Gjykata e Apelit e Federatës Ndërkombëtare të Motociklizmit konfirmoi fitoren e Andrea Doviciozos në Cmimin e Madh të Katarit, gara e parë e këtij kampionati për 2019. Kjo do të thotë se është hedhur poshtë apeli i bërë nga Aprilia, Honda, Suzuki dhe KTM që e akuzuan skuderinë italiane për parregullsi në motorin e pilotit italian dhe të Petrucit.

Por jo vetëm kaq, FIM konfirmoi edhe se aerodinamika e motorit Dukati është e rregullt kështu që nuk do të ketë probleme të tilla në garat e ardhshme. Akuza për Dukatin ishte përdorimi i një krahu që sipas skuadrave që ishin ankuar ishte e lejueshme vetëm për garat në ditët me shi.

Kjo cështje u gjykua nga Gjykata që nga dita e premte dhe vetëm tani erdhi edhe vendimi përfundimtar që u publikua nga FIM nëpërmjet një komunikate për shtyp. Gjithsesi skuadrat që u ankuan për Dukatin kanë mundësi që t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por kanë vetëm 5 ditë kohë.

sfidanti.al