Fabio Kualjarela rekordmeni i Italisë; shënuesi më i vjetër në moshë

Fabio Kualjarela po jeton një sezon magjik. Edhe pse është 36 vjec, sulmuesi i Sampdorias po shënon vazhdimisht dhe kjo u pa edhe në sfidën mes Italisë dhe Lihteshtejnit ku ai shënoi 2 herë duke vendosur edhe një rekord për skuadrën e Të Kaltërve, pasi bëhet shënuesi më i vjetër në moshën 36 vjec e 54 ditë duke thyer rekordin e vënë më parë nga Kristian Panuci që kur shënoi në Euro 2008 ishte 35 vjec e 62 ditë.

Kualjarela, që e ka bërë debutimin e tij në Kombëtaren italiane në 28 mars 2007, është rikthyer te goli me këtë skuadër 10 vjet pas sfidës së fundit.

‘Jam 36 vjec dhe nuk i ndjej, ky është sekreti im-tha Quagliarella në një intervistë për Rai-falenderoj shokët e skuadrës, Zhorzhinjon që më la të gjuaj penalltitë edhe pse është ai i ngarkuar për të bërë një gjë të tillë dhe të gjithë ata që më nxitën të shënoja. Duhet të falenderoj edhe trajnerin që më ndoqi në kampionat dhe më kërkoi në skuadër’.

sfidanti.al