“Tërmet” në Madrid: Reali do të shesë Asension?!

Marko Asensio është beniamin e tifozëve të Realit të Madridit dhe një nga talentet e mëdhenj të rinj në futbollin botëror. Pritej që ky sezon të ishte i tij, por ai po vuan bashkë me të gjithë ekipin që ndodhet në krizë.

Media spanjolle publikoi një lajm “skup” të vërtetë se Reali i Madridit është gati që ta shesë Asension gjatë sezonit të ardhshëm dimëror të transferimeve, në janar, por për një shumë prej afro 120 milionë eurosh.

Sikurse thuhet, ky lojtar nuk i justifikoi shpresat që të bëhej lider i ekipit mbas largimit të Ronaldos. Ky lajm i vuri në lëvizje disa klube të mëdhenj anglezë që janë gati ta paguajnë një shumë të tillë.

Sfidanti.al