Në krye të klasifikimit të tabelës së Premier Ligës ndodhen, duke ndërruar vendet, Mançester Siti, Liverpuli dhe Çelsi, kurse Uest Hemi ndodhet shumë poshtë tyre, në vendin e 15-të, por, megjithatë, portieri polak i këtij ekipi, Lukash Fabianski, ka arritur të bëjë 36 pritje në ndeshjet e deritanishme të kampionatit elitar angleze dhe momentalisht është portieri më i mirë i tij.
Ky portier polak që gjatë verës kaloi nga Suonsi për tek Uest Hemi, la mbas vetes portierin e Barnlit, Xho Hart, që ka bërë një pritje më pak (35), dhe portierin e Kardifit, Nil Eterixh (30 pritje).
Trajneri Manuel Pelegrini solli tek Uest Hemi gjatë verës disa emra “tingëllues”, por tamam në shenjë ai “goditi”, duke sjellë portierin 33-vjeçar Fabianski nga Suonsi.
Sfidanti.al