Poçetino: Ne nuk duhet të luajmë me fatin

Totenhemi po luan shumë mirë në Premier Ligë, megjithëse nuk mori asnjë përforcim gjatë verës. Tani për tani, ky ekip londinez ndodhet midis katër ekipeve që zënë pozicionet më të lartë në kampionatin anglez. Trajneri Maurisio Poketino ka paralajmëruar se klubi duhet të bëjë patjetër disa blerje janarin e ardhshëm, në qoftë se ai do që Totenehemi të luftojë për titull.

“Dikush thotë se ne u treguam mjaft të zgjuar, duke mos blerë asnjë lojtar gjatë verës, ndërsa tani ne kemi startin më të mirë në historinë e klubit tonë në Premier Ligë. Por, sidoqoftë, unë nuk mund të them se ne jemi gjenialë. Ekipi ka nevojë për lojtarë të tjerë, duke qenë se gjatë verës ne nuk blemë asnjë futbollist. Na duhen lojtarë të tjerë të rinj. Ne nuk mund të luajmë me fatin, por duhet ta freskojmë ekipin që nga janari i ardhshëm”, tha Poketino.

Sfifanti.al