Tenis, Endi Mërrej sërish probleme, nuk merr pjesë në Australian Open

Viti 2020 nis shumë keq për Endi Mërrej. Tenisti britanik u detyrua të heqë dorë nga pjesëmarrja në turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open që do të nisë në 20 janar për shkak të një problem në zonën e legenit.

‘Punova shumë për t’u rikthyer në gjendjen më të mirë për të luajtur në nivelet më të larta dhe tani jam shumë I zhgënjyer-ishin fjalët e Endi mërrej, fitues I 3 titujve Grand Slam.

Endi Mërrej që u rikthye në fushat e lojës pas një operacioni pikërisht në zonën rreth kockave të legenit të kryer 1 vit më parë, nuk luan që nga sfida e parë e Britanisë së Madhe në finalet e Kupës Davis të zhvilluar muajin e kaluar në Madrid. Sipas medias britanike, Mërrej pritet që të mos kthehet në fushat e lojës para muajit shkurt.

Sfidanti.al